Letra e Kurtit për SHBA-në, ja si e komenton Haradinaj

Aktuale

Letra e Kurtit për SHBA-në, ja si e komenton Haradinaj

Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

I pyetur për letrën që Albin Kurti i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, të cilit i është ankuar për të dërguarin special të Donald Trump për dialogun Richard Grenell, duke thënë se ky i fundit ka rënë viktime e planit të Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Kreu i AAK-së theksoi në një intervistë të dhënë për “Euronews Now” se nuk ka dijeni mbi përmbajtjen e kësaj letre dhe për këtë fakt shtoi ai, e ka të vështirë  të flasë për këtë çështje.

“Unë isha i përgatitur për të folur për një temë tjetër, por megjithatë nuk di përmbajtjen e kësaj letre dhe e kam të vështirë ta komentojë për këtë letër”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat