Po nxirren dokumente shtetërore nga Qeveria? Djali i Fatmir Limajt ka disa fjalë

Aktuale

Po nxirren dokumente shtetërore nga Qeveria? Djali i Fatmir Limajt ka disa fjalë

Nga: N. H Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se zyrtarë të ministrive të ndryshme të Qeverisë së Kosovës nga stafi politik, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës, po largojnë në forma të ndryshme nga Qeveria shumë dokumente zyrtare shtetërore.

Një reagim lidhur me këtë, e ka bërë edhe djali i Fatmir Limajt, Durimi, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai në shkrimin e tij, ka ironizuar duke thënë se kjo bartje e dokumenteve a hyn në kategorinë e vendeve të reja të punës.

“Kjo bartja e dokumenteve zyrtare nga zyret shtetërore në drejtime të panjohur nga të emëruarit politik, a hyn në kategorinë e vendeve te reja të punës të hapura nga tashmë fituesit i çmimit Nobel?!”, ka shkruar Durim Limaj në Facebook.

Kujtojmë se një media raportoi se ka marrë informacione të ndryshme nga disa ministri, që kanë treguar se pas orës 16:00 këshilltarët politik të ministrave dalin çdo herë me shumë dokumente në krah dhe i largojnë nga Qeveria në drejtim të panjohur deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat