Mustafa jep detaje të marrëveshjes me Listën Serbe për qeverinë e re

Aktuale

Mustafa jep detaje të marrëveshjes me Listën Serbe për qeverinë e re

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:28
Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur rreth marrëveshjes që kanë arritur me Listën Serbe për bashkëqeverisje në rast se kjo u mundësohet nga Gjykata Kushtetuese. I pari i LDK’së tha se në kabinetin e Avdullah Hotit për Listën Serbe do të ketë vend për 2 ministra dhe një zëvendëskryeministër.

“Me Listën Serbe kemi bërë marrëveshje, një marrëveshje që e kemi bërë me subjektet e tjera politike”, tha Mustafa.

“Para se të mbahet mbledhja e Kuvendit do të merremi vesh se cilat ministri ata do t’i kenë. Ata kryesisht e kanë pasur gjithmonë Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit dhe do të shihet cila ministri tjetër mund t’iu takojë atyre”, tha Mustafa për RTV21.

“Po ashtu është marrëveshja që një prej ministrave do të jetë është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ata do të kenë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër i cili do të jetë ministri i një ministrie përkatëse”, shpjegoi ish-kryeministri.

“Pjesëmarrjen me njerëz do ta jetë të njëjtë” sikurse në qeverinë Kurti, theksoi Mustafa.

LDK thotë se i ka votat, madje sipas tyre i kanë 64 derisa nevojiten 61 vota për formimin e qeverisë së re. LDK synon të bëj koalicion bashkë me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat