Këshilltari i Kurtit i reagon Vuçiqit

Aktuale

Këshilltari i Kurtit i reagon Vuçiqit

Nga: A.Zh Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:45
Elvis Hoxha dhe Albin Kurti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës me territorin e saj të plotë. Ai ka thënë se serbët duhet të gjejnë një president tjetër për ta bërë këtë gjë.

Vuçiq teksa u pyet mbi marrëveshjen me Kosovën, ka pranuar se ajo është sekrete derisa nuk kryhet.

E duke komentuar këtë deklaratë të tij, Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës në detyrë Albin Kurtit, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi, do të bëhet publike kur të jetë kryer.

Sipas tij, me “presidentët që po luajnë me hartat, popujt e marrin vesh të vërtetën kur e keqja vendoset”.

Postimi i Hoxhës në Facebook:

Në intervistën e dhënë për televizionin shtetëror serb, Vuçiçi ka lënë të kuptohet qartë se nuk mund të nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës me territorin e plotë të saj. Këtë e dha si përgjigje kur iu drejtua pyetja mbi ndonjë marrëveshje me Kosovën.

Sa për natyrën e marrëveshjes, ai e pranoi se ajo është sekrete për sa kohë që nuk kryhet. Pra, marrëveshja do të bëhet publike kur të jetë kryer.

Me presidentë si këta që po luajnë me hartat, popujt e marrin vesh të vërtetën kur e keqja vendoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat