Kështu e komenton Imer Mushkolaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Aktuale

Kështu e komenton Imer Mushkolaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Më: 8 maj 2020 Në ora: 23:23
Imer Mushkolaj

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, tentimin për formim të qeverisë së re nga ana e LDK-së, AAK-së dhe Nismës, po e sheh për qëllime personale dhe jo për të dalur nga kriza në të cilën gjendemi.

Mushkolaj ka thënë ua ka kujtuar këtyre partive akuzat që ia kanë bërë njëra tjetrës për vite me radhë.

Tutje Mushkolaj ka folur edhe për përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Thaçi rreth mandatarit të qeverisë.

Tha se nuk e din se çfarë vendimi do të merret, por tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e formimit të qeverisë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e tyre e ka mbajtur një stabilitet politik në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat