Bajqinovci: Isë, populli pyetet dhe populli është zot shtëpie në këtē vend, jo Hashimi Isë

Aktuale

Bajqinovci: Isë, populli pyetet dhe populli është zot shtëpie në këtē vend, jo Hashimi Isë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 00:13
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK-së se qytetarët nuk e zgjedhin qeverinë.

Sipas Bajqinovcit kjo është deklaratë skandaloze dhe në kundërshtim me vlerat demokratike.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Isa Mustafa paska deklaruar sot se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë.

Kjo është deklaratë skandaloze, në kundërshtim me vlerat demokratike dhe me vet sistemin kushtetues te Republikes së Kosovës.

Keqardhje e madhe që LDK, me tërë atë çfarë ka përfaqësuar e përfaqëson, ka një kryetar që jep qëndrime të tilla që i vihen në anën e kundërt demokracisë dhe rregullave bazë të pluralizmit politik.

Ndoshta Isa Mustafa tashmë ka arritur deri aty sa të besoj se më asgje s’ka rëndësi ne atë çfarë e vendosë populli, por vetëm marrëveshjet e lidhjeve të shkurta nën regjinë e shefit te tij Hashim Thaçi.

Ky njeri siç duket beson thellë se mashtrimi i stilit jugosllav është qelësi i çdo rrugëtimi politik dhe mënyra se si dikush e fiton të drejtën për të qeverisur.

Isa është mire ta kuptoj se populli e rinia e Kosovës nuk i njeh dhe as i pranon keto metoda.

Kosova me gjithë problemet, ka nje minimum të nevojshem të demokracisë, ka Kushtetutë që i vendosë rregullat e lojës për mënyrën e ushtrimit te demokracise ne jeten politike e institucionale.

Jeni aq te tmerruar qe po e shihni valen e madhe popullore në përkrahje tonen dhe kundër jush, sa që jeni gati të flisni pa hetueshem në parimin se “se popullin se pyet askush”. E po jo Ise, populli pyetet dhe populli është zot shtëpie në këtē vend, jo Hashimi Isë. Nêse pêr ty po, për ne asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat