Reagon Donika Gërvalla ndaj Isa Mustafës, tregon çfarë klane ka brenda “Lidhjes”, kërkon rezistim nga degët dhe nëndegët e LDK-së

Aktuale

Reagon Donika Gërvalla ndaj Isa Mustafës, tregon çfarë klane ka brenda “Lidhjes”, kërkon rezistim nga degët dhe nëndegët e LDK-së

Nga: N.Sh Më: 9 maj 2020 Në ora: 09:28
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, bija e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës i cili ka thënë se qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin.

“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E për këtë deklaratë Gërvalla pas reagimit të saj ka cituar edhe Kushtetutën e Kosovës, e cila thekson se, sovraniteti i Kosovës buron nga populli.

Ajo thotë se kjo mendësi e mban peng “Lidhjen” dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjet” si e quan ajo nuk do ta lëshoj atë.

Postimi i plotë:

O Sovran, a po dëgjon?

Kushtetuta thotë: "Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur [...]

Isa Mustafa thotë: "Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend."

Mendësi "akademiku", jo mahi.

Kjo mendësi e mban peng "Lidhjen" dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda "Lidhjes" nuk ka për ta lēshuar deri sa të pushojë së ekzistuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat