A janë përçarë Kurti e Konjufca? Liburn Aliu publikon pamje që e zbulojnë të vërtetën

Aktuale

A janë përçarë Kurti e Konjufca? Liburn Aliu publikon pamje që e zbulojnë të vërtetën

Nga: N. H Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:24
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

U raportua se Lëvizja Vetëvendosje po e përsërit historinë e vitit 2018, kur disa prej themeluesve të saj, deputetë e zyrtarë të kësaj partie, pas një sërë mospajtimesh me Albin Kurtin, ishin larguar nga partia.

Pjesë e kësaj historie u tha se janë pikërisht, Albin Kurti e Glauk Konjufca, që kanë mosmarrëveshje dhe bashkëpunimi i tyre sa vjen e zbehet.

Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka publikuar një fotografi, që demanton të gjitha raportimet e deritashme.

Në një bashkëbisedim e të buzëqeshur shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i jashtëm në detyrë, Glauk Konjucfca, me zyrtarë tjerë të kësaj partie, përcjell “Bota sot”.

Kjo fotografi është një dëshmi se raportet e tyre janë edhe më tej të mira, dhe nuk ka asgjë nga ato se çfarë është raportuar këto ditë.

“Albulena nuk pranoi të vinte. ?”, kështu ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat