​Mehmeti uron Apostoloven për Ditën e Evropës

Aktuale

​Mehmeti uron Apostoloven për Ditën e Evropës

Më: 10 maj 2020 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Ditën e Evropës.

Ky është urimi i guvernatorit Mehmeti:

"E nderuara znj. Apostolova, Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi të shpreh falënderimin më të madh për përkrahjen e parezervë që ju keni dhënë në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës dhe veçanërisht për përkrahjen tuaj ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Prandaj, është kënaqësi ime të ju uroj në ditën, e cila simbolizon paqe dhe unitet në Evropë, Ditën e Evropës", thuhet në urimin e Guvernatorit Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat