Avokati shqiptar: Kot e kanë Hashimi e Mustafa, këta dy politikanë mbyllën përfundimisht pazaret me territore

Aktuale

Avokati shqiptar: Kot e kanë Hashimi e Mustafa, këta dy politikanë mbyllën përfundimisht pazaret me territore

Nga: A.Zh Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:21
Avokati shqiptar Spartak Ngjela

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kanë mbyllur përfundimisht “formulën shitblerëse të shkëmbimit të territoreve të Kosovës”.

Ai ka thënë se sidomos Qeveria Kurti ka denoncuar konkretisht këtë çështje, përcjell Bota sot.

Sipas Ngjelës, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po kërkon të shpëtojë homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçin, përmes kryetarit të LDK-së Isa Mustafës me qeverinë e re.

Por, avokati shqiptar ka theksuar se kjo është një përpjekje e kotë, pasi sipas tij, Thaçi e Mustafa, “nuk kanë të ardhme”.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Dy kryeministra shqiptarë të Kosovës Haradinaj dhe Kurti e mbyllën përfundimisht pazarin që liderët e shitur dhe të korruptuar të Kosovës deshën të bënin në favor të Serbisë.

Sidomos, qeveria Kurti ka dalë edhe me denoncime konkrete për këtë çështje.

Këto denoncime e varrosën përfundimisht formulën shitblerëse të shkëmbimit të territoreve.

Këtë tha këto ditë edhe presidenti Serb Vuçiç: "territoret vdiqën". Dhe theksoi se ai do ta pranonte njohjen e Kosovës nën presion.

Po çfarë po ndodh realisht me presidentin serb që deklarohet kështu ?

Tani që humbi gjithçka, presidenti i Serbisë po kërkon të shpëtojë Hashim Thaçin, se ky i duhet president në Kosovë për të ardhmen, si shpresë shoviniste. Dhe kuptohet se këtë kërkon ta bëjë me beogradasin e vjetër Isa Mustafa dhe në një qeveri të re.

Kot e ka. Hashimi i tij, e bashkë me të edhe Mustafa, që të dy nuk kanë të ardhme...

Është demokraci, dhe ata kanë popullin kundër.

Vërtet mendon Vuçiç se mund të formohet diktatura Thaçi në Kosovë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat