Veprimtari i LDK-së i reagon ashpër Gërvallës pasi kritikoi Mustafën: Ja pse u largove nga LDK-ja

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i reagon ashpër Gërvallës pasi kritikoi Mustafën: Ja pse u largove nga LDK-ja

Nga: A.Zh Më: 10 maj 2020 Në ora: 15:12
Donika Gërvalla

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Bajraj, i ka reaguar ish-kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani Donika Gërvallës, për deklaratën e saj të fundit.

Gërvalla i ka reaguar dje kryetarit Isa Mustafa, i cili kishte thënë se qytetari nuk vendos kush do të qeveris me popullin, pasi vota vendos vetëm për deputetët. Ajo kishte thënë se mendësia si kjo e Mustafës po e “peng LDK-në dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda "Lidhjes" nuk ka për ta lëshuar deri sa të pushojë së ekzistuari".

E Bajraj, teksa ia ka kundërpërgjigjur Gërvallës, ia ka kujtuar asaj largimin nga LDK-ja, teksa ka thënë se ajo kishte rënë pre e ambicieve egocentriste për pushtet të klaneve dhe grupeve intriguese kundër LDK-së, përcjell Bota sot.

“Ju zonja Gërvalla, me këtë mendësi dhe qasje destruktive, mund të gjeni dhe digjni edhe ndonjë Bulliq brenda LDK-së dhe t'i faturoni n'politikë, fatin e zonjës, Edita Tahiri, z.Nexhat Daci, z.Fatmir Sejdiu, por në fund do të dëmtohet profili i tyre dhe jo i LDK-së”, ka shkruar ndër tjerash Bajraj.

Reagimi i tij i plotë:

Zonjës së nderuar, Donikë Gërvalla

LDK-ja, është Kështjellë e fortifikuar dhe me Bedena t'lartë e t'thepisur - s'pushtohet dot nga jashtë !

Zonja Gërvalla:

"Mendësi "akademiku", jo mahi.

Kjo mendësi e mban peng "Lidhjen" dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda "Lidhjes" nuk ka për ta lēshuar deri sa të pushojë së ekzistuari".

Mos luani Gogolin !

Ke lëshuar LDK-në, duke rënë pre e ambicieve egocentriste për pushtet të klaneve dhe grupeve intriguese kundër LDK-së, strukturave t'saja organizative, organeve drejtuese dhe deri tek lidershipi i saj legal dhe legjitim, me mjete dhe metoda që biejnë ndesh me Statutin e LDK-së dhe postulatet e demokracisë së deleguar (përfaqësuese), të përqafuara dhe t'promovuara nga ish shtepia e juaj dhe e jona, LDK-ja, anëtare e PPE-së.

Thirrja e juaj kapriçioze & histerike ; për rebelim dhe anarki, drejtuar organizimit horizontal ; Degë & Nëndegë të LDK-së, kundër "Klanit të PDK-së" brënda "Lidhjes" siq e quani ju LDK-në e Presidentit historik, Rugova dhe gjithë organizimin e saj kredibil-vertikal deri të akademik Isa Mustafa-Kryetar, jo vetëm që shafqë tendencën dhe përpjekjen deshpruese për t'ngjallë reflekse dhe efekte të tilla në LDK, por cfarë është ma keq ; u rreshton në anën e kundershtarëve të eger të LDK-së dhe kunder ish shtepisë suaj (LDK), n'përbuzje dhe n'përbaltje edhe të kontributit tuaj të hershëm n'këtë shtepi.

Kundër kësaj Kështjelle (LDK) nuk i'a dolen Serbia dhe as kundershtaret tjerë, do deshtojnë edhe t'sotmit edhe t'nesermit, pamedyshje !

LDK-ja, edhe mund të ketë "Kolonë të Pestë"brend vetes, por të tillët janë "Mish për Top", në Kështjellën e sofistikuar e t'fortifikuar, të quajtur LDK !

- Ai "Mish i Egër" i futur brënda qeniës (LDK), do absorbohet dhe neutralizohet fortë dhe sigurtë nga sistemi i vlerave demokratike dhe postulatet mbi të cilat është ngritë "shtepia" !

- "Kuajtë e Trojes" të infiltruar e t'penetruar n'mënyrë perverse nga kundershtarët e LDK-së së Ibrahim Rugoves, kanë deshtuar në të kaluarën dhe janë të destinuar të deshtojnë prore, Den-baba-den !

Ju zonja Gërvalla, me këtë mendësi dhe çasje destruktive, mund të gjeni dhe digj'ni edhe ndonjë Bulliq brenda LDK-së dhe t'i faturoni n'politikë, fatin e zonjes, Edita Tahiri, z.Nexhat Daci, z.Fatmir Sejdiu, por në fund do të dëmtohet profili i tyre dhe jo i LDK-së, i cili n'raste tue tilla do "krehej" e rinohej.

Pozicioni deshprues, asnjëherë nuk është "shtrati" i duhur për thirrje racionale dhe dobiprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat