U vetizolua në shtëpi, këshilltarja e Pacollit i kërkon këtë gjë Kurtit

Aktuale

U vetizolua në shtëpi, këshilltarja e Pacollit i kërkon këtë gjë Kurtit

Nga: A.Zh Më: 11 maj 2020 Në ora: 13:04
Albin Kurti

Rejhan Vuniqi, këshilltare e kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë që të shkojë në Qendrën Studentore të karantinohet.

Kurti sot ka njoftuar se është vetizoluar në shtëpinë e tij, pasi kishte kontakt me një zyrtar, i cili kishte kontaktuar një të infektuar me Koronavirus.

E sipas Vuniqit, Kurti duhet të shkojë në karantinën në konvikte, për të “bashkëndjerë” me popullin, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Nga sot, Kryeministri në detyrë paska shkuar në vetizolim në banesën e tij, për shkak të dyshimeve se mund të jetë i infektuar me COVID-19,pra nga sot ai do t’i kryejë punët shtetëtore nga distanca, online.

Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh.

Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”.

Shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat