Vjosa Osmani merr përkrahje të fuqishme pasi Ganimete Musliu e ofendoi rëndë: “Është mbretëresha e popullit” – ja pyetja publike për deputeten e PDK-së

Aktuale

Vjosa Osmani merr përkrahje të fuqishme pasi Ganimete Musliu e ofendoi rëndë: “Është mbretëresha e popullit” – ja pyetja publike për deputeten e PDK-së

Nga: N. H Më: 11 maj 2020 Në ora: 21:52
Vjosa Osmani

Një deklaratë e lëshuar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, drejtuar kryetares aktuale të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë që të ‘ndizen’, komentuesit duke i dalë kështu në krah Osmanit.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një paraqitje televizive e ka quajtur “pulë të keqe”, kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Musliu ka deklaruar se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.

“Vjosa, s’kisha deshtë mu merr me të sepse zakonisht është problematike sepse ka ditë me luajt me kartën e viktmizimit, se po e sulmojnë veç se është femër”, ka thënë ajo.

“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu.

LËXO KËTU: Musliu e ofendon Vjosa Osmanin, e quan pulë e keqe

Edhe pse e pritshme një reagim nga kryetarja e Kuvendit, kjo e fundit ka zgjedhur heshtjen.

Por, për dallim nga Vjosa Osmani, të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve.

Që nga sharjet e fyerjet për deputeten e PDK-së, e deri tek lavdërimet e mëdha për Vjosa Osmanin, ishin disa nga komentet që janë bërë pas kësaj deklarate të deputetes Musliu.

“Vjosa Osmani është mbretëresha e popullit, Vjosa nuk merret me çiftin tuaj, Kosova nuk ka pas kurrë si Vjosa Osmani, Ganimete Musliu a i ke kthyer parat e mëditjes pa qenë në seancë”, ishin disa nga komentet e siguarara.

Më poshtë gjeni disa nga komentet që më shumë se të shqetësuar, drejtojnë edhe kritika të mëdha ndaj deputetes së PDK-së.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat