Rikthehet koronavirusi në Ferizaj, flet kryetari Agim Aliu

Aktuale

Rikthehet koronavirusi në Ferizaj, flet kryetari Agim Aliu

Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:56
Agim Aliu

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 11 persona me koronavirus, prej tyre një është nga Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se nuk ka pasur mostër të dorëzuar nga kjo komunë, por sipas tij presoni i infektuar ka mundësi që të është mostruar drejtpërdrejtë nga IKSHPK-ja.

Aliu ka thekuar se janë duke kërkuar më shumë informacion për këtë rasat.

“Nga Ferizaj nuk ka pasur asnjë mostër që është dorëzuar. Ky person ka mundësi që drejtpërdrejt nga IKSHPK është mostruar dhe ka dalur ky rezultat. Jemi duke kërkuar më shumë info nga IKSHPK- ja”, ka thënë Aliu.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar dy persona me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat