Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë konfirmohet me koronavirus

Aktuale

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë konfirmohet me koronavirus

Më: 11 maj 2020 Në ora: 23:24
Foto Ilustrim

Një nga 11 të infektuarit sonte me koronavirus është zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo është konfirmuar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, ai është zyrtar i Divizionit të Financave.

Deri sot në vend janë infektuar 895 persona nga koronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat