Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë del pozitiv me COVID-19, vetizolohet stafi

Aktuale

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë del pozitiv me COVID-19, vetizolohet stafi

Më: 12 maj 2020 Në ora: 11:29
Albulena Haxhiu

Një zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë vonë Ministria e Drejtësisë, e cila ka thënë se zyrtari i prekur është rast kontakti, ndërsa edhe të tjerët nga stafi që ka pasur kontakte me zyrtarin janë vetizoluar deri t’u bëhen testimet.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për COVID-19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti. Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me COVID-19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Pas rastit Ministria e Drejtësisë thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjienike në ambientet e MD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat