OVL e UÇK-së: S’kemi ndarë mirënjohje për personat që dëgjohen duke fyer Adem Jasharin

Aktuale

OVL e UÇK-së: S’kemi ndarë mirënjohje për personat që dëgjohen duke fyer Adem Jasharin

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:04
UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka mbajtur konferencë për media lidhur me një video të publikuar nga disa persona nga Maqedonia.

Nasim Haradinaj ka thënë se si organizatë kurrë nuk kanë ndarë mirënjohje personale për ata.

“Fevzi Jakupi… katër këta persona asnjëherë për nuk e kanë shkelë zyrën e OVL. Aty thuhet se ata po shkojnë të marrin dekoratë. Kemi ndarë një mirënjohje por nuk i është ndarë as vëllaut të Qani Rexhepit, por iu ka ndarë institucionit të Bashkësisë Islame në Maqedoni për arsye të ndihmave që ju ka dhënë refugjatëve në kohë lufte, është shprehur Haradinaj.

“Nuk është mirënjohje në emër individual. Nuk kemi ndarë asnjë personi në automjet mirënjohje. Do ta revokonim po të kishim ndarë. Ato i ndajmë në bazë të propozimeve të degëve, por i tërheqim nëse rast të ekseseve”.

“Në këtë rast nuk kemi çfarë tërheqim sepse nuk iu kemi dhënë ndonjëherë mirënjohje. Për fyerjet që i janë bërë kombit, komandantit legjendar është barrë e tyre, por me to të merret edhe shteti nëse janë mjet për trajtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat