Largohet nga puna drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

Aktuale

Largohet nga puna drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

Nga: G.B Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:38
Albulena Haxhiu

Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar Rrahim Rama është larguar nga puna, me vendimin e Komisionit Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, përcjell Bota sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se arsyet janë keqmenaxhimi, joprofesionalizmi, mungesa e transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore dhe se ai ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Me 7 prill 2020, kemi iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Më 17 prill 2020, Qeveria mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e këtij rasti.

Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat