Reshitaj: 50 përqind e qytetarëve të karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë

Aktuale

Reshitaj: 50 përqind e qytetarëve të karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:56
Albena Reshitaj

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka thënë se në mbledhjen e sotme temë ka qenë menaxhimi me Qendrën Operative dhe karantinën në Qendrën e Studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

“Kemi kërkuar në mënyrë të detajuar që të na tregojnë për përgjegjësitë që kanë dhe nëse ka pasë shkelje të procedurave gjatë menaxhimit të këtyre dy qendrave”, është shprehur Reshitaj.

“Na intereson se si është bërë riatdhesimi i qytetarëve prej kur ata kanë kërkuar të hyjnë në Kosovë. Kuptuam që në menaxhimin e gjithë hallkës zinxhirore ka pasë shkëputje të hallkave të bashkëpunimit, ka pasë raste që qytetarët kanë arrit në aeroport dhe janë larguar pa u vendosur që të shkohet në karantinë”.

Reshitaj ka thënë se kanë informacione që në karantinën në Qendrën e Studentëve gjysma e të vendosurve kanë pasur probleme shëndetësore.

“50 përqind që janë karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë. Mbi gjysma e qytetarëve paskan pas arsye që të largohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat