Valon Murati me fjalë emocionuese në 22 vjetorin e vdekjes së heroit Agron Rrahmani

Aktuale

Valon Murati me fjalë emocionuese në 22 vjetorin e vdekjes së heroit Agron Rrahmani

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:17
Valon Murati me shokë

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim dhe ish-ministër i Diasporës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kujtuar heroin, komandatin e UÇK-së, Agron Rrahmanin në 22 vjetorin e vdekjes.

Murati ka thënë për Rrahmanin se  22 vjetët pa të, nuk po e shuajnë mallin, por po na grumbullohet si një lëmsh në gjoks. E ndonjëherë nuk jemi të fortë e na shpërthen ai lëmsh. Na i bën hallall lotët.

Ky është postimi i tij:

Hapi i rëndë i komandantit…

Shok i dashur, gjithmonë i buzëqeshur por me vullnet të çeliktë në rrugën e lirisë e të luftës çlirimtare, komandanti ynë, na ka marrë malli. 22 vjetët pa ty nuk po e shuajnë mallin, por po na grumbullohet si një lëmsh në gjoks. E ndonjëherë nuk jemi të fortë e na shpërthen ai lëmsh. Na i bën hallall lotët.

Sot po e nderojmë një vigan të luftës sonë çlirimtare, Agron Rrahmanin, një ndër udhëheqësit e LKÇK-së, komandanti i njësisë së parë guerile të Prishtinës “Rexhep Mala”, që ishte paraprijëse e Gueriles së Prishtinës “BIA” të UÇK-së.

Ndrije si yll në terrin e natës që na ka pas pllakosur. Së bashku me shokë pate vendosur natën dritë të bësh. E dritë e përjetshme do të mbetesh në kujtimet e shqiptarëve dhe të gjithë liridashësve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat