Blerim Latifi u tregon gabimet e PSD-së dy anëtarëve të saj

Aktuale

Blerim Latifi u tregon gabimet e PSD-së dy anëtarëve të saj

Më: 12 maj 2020 Në ora: 21:51
Blerim Latifi

Opinionisti Blerim Latifi u ka treguar dy anëtarëve të PSD’së, Natyra Kuçi dhe Zgjim Hysenit, se ku po gabojnë ata si parti e re në politikbërje.

‘’Gabimi i tyre është se tërë kohën flasin për VV’në se sa për vete’’, ka thënë Latifi.

‘’Unë kam dëshirë, personalisht jam liberal i djathtë, kam dëshirë në skenën politike të shoh një parti të pastër të djathtë. Jo aso maosite, leniniste e ideologji të vjetëruara. Por parti të majtë të pastër.’’

‘’E pashë javën e kaluar Dardan Molliqajn, foli një orë e gjysmë në emision vetëm për Albin Kurtin’’

‘’Kjo juve ju konsumon. Ju hargjon dhe në fund ai fiton.  Gabim tjetër ishte pozicionimi. Shkuat dhe u futët në koalicion me një parti të djathtë të cilën e kritikonit.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat