Gola: Sa kemi siguri klinikisht të konstatojmë që pacientët vdesin nga koronavirusi dhe jo me koronavirus

Aktuale

Gola: Sa kemi siguri klinikisht të konstatojmë që pacientët vdesin nga koronavirusi dhe jo me koronavirus

Më: 12 maj 2020 Në ora: 22:28
Ardian Gola

Sociologu Ardian Gola ka vlerësuar se në Kosovë, ka pasë neglizhencë ndaj masave të mara kundër pandemisë Covid 19.

“Kemi të bëjmë me kulturën edhe traditën, edhe disa shprehi lokale që nuk është lehtë t’i shmangemi. Kur bëhet fjalë për respektimin e vendimeve në situatë pandemie, ka pasë një dozë të shkujdeseje, një lloj indiference ndaj masave nuk janë marrë seriozisht”.

“Edhe po të respektohej me një rigorozitet shumë të madh të gjitha masat e administrimit pandemik, nuk mendoj që bilanci i të infektuarve, i të shëruarve dhe të vdekurve do të ishte më i madh. Konsideroj që për këtë ka ndikuar struktura demografike dhe shëndeti publik që është relativisht i mirë”.

Gola në Rubikon, ka hedhur dyshime mbi vdekjen e pacientëve nga koronavirusi, për faktin që a kanë vdekur sipas tij “nga koronavirusi dhe jo me koronavirus”.

“Një pyetje që po më mundon vazhdimisht është se nëse pacientët kanë vdekur për shkak të virusit ose me virus. I kam parë dy raportime për dy vdekje nga koronavirusi ; njëra ka qenë e komunës së Istogut, më duket që është hapur një rast hetimi, që me njëfarë ngutie është raportuar si vdekje me Covid 19”.

“Sa kemi një siguri klinikisht për të konstatuar që X pacienti ka vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka vdekur me koronavirus” .

“Po ngris dilemë, nëse është e mundshme që të konçidojë që këto viktima në totalitet, i tërë ky raportim statistikor është apo nuk është klinikisht i vlefshëm për sa i përket ndikimit që koronavirusi ka në këtë vdekshmëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat