Vjen reagimi i LDK-së për komentet e Vjosa Osmanit në Gjykatë: Kemi pritur të jetë neutrale

Aktuale

Vjen reagimi i LDK-së për komentet e Vjosa Osmanit në Gjykatë: Kemi pritur të jetë neutrale

Më: 13 maj 2020 Në ora: 00:07
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur edhe një herë një qëndrim të kundërt me partinë e saj, LDK’në.

Media ka raportuar sot se Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka kërkuar të shpallet antikushtetues dekreti i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ta mandatuar bashkëpartiakun e saj, Avdullah Hoti, për kryeministër të ri të vendit.

E, LDK’ja ka pritur që Osmani të ketë qëndrim neutral.

Kështu ka thënë bashkëpartiaku i saj, gjithashtu nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri.

“Lexova mbrëmë tekstin e kryetares së Kuvendit. Vjosa Osmani i është përgjigjur gjykatës si dhe në kapacitetet institucionale. Natyrshëm duke e njohur konsistencën politike si qëndrim edhe kundër mocionit dhe votim, kam pritur që kryetarja të ketë qëndrim neutral”, ka thënë Haziri.

“Sidoqoftë vlerësim i saj është se si kryteare e kuvendit duhet t’i përgjigjet institucionit kushtetues. Është e lidhur me të drejtën kushtetuese dhe ka reaguar në këtë kapacitet. Pjesa tjetër është më shumë politike, shumë politike bile”, ka deklaruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat