Vitia: MSh-ja shpenzoi 5 milionë euro për përballje me koronavirusin

Aktuale

Vitia: MSh-ja shpenzoi 5 milionë euro për përballje me koronavirusin

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:53
Arben Vitia

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar për 100 ditshin e tij si ministër.

Ai ka thënë se përballja me pandeminë më të madhe në këto 100 ditët e fundit nuk ka qenë e lehtë. Sipas tij mbi 90 për qind e punëve të Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të lidhura me pandeminë.

Vitia ka treguar të gjitha vendimet që kanë marrë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe përballjen me të. Derisa shton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 8 shkurti e deri më sot janë testuar mbi 10 mijë mostra të dyshimta.

Ai po ashtu tha se si ministri gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 5 milionë e 10 mijë e 421 euro.

“Nga data 8 shkurt 2020 e deri më sot në laboratorin e IKSHPK-së, janë testuar mbi 10 mijë mostra të dyshimta me COVID-19, ku pozitiv kanë rezultuar 919 raste, janë shëruar 29 vdekje dhe janë shënuar dhe 671 persona”, ka thënë Vitia.

Ai ka bërë të ditur se si ministri kanë pasur vështirësi në furnizim me pajisje mbrojtëse për tu përballur me këtë pandemi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat