Konjufca: E dënojmë qasjen e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Konjufca: E dënojmë qasjen e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës

Më: 13 maj 2020 Në ora: 20:06
Glauk Konjufca

Ministri në detyrë, i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje nga ana e Serbisë duke përjashtuar Kosovën është qasje diskriminuese.

Glauku këtë reagim e bëri përmes një cicerimi në Twitter ku shkroi:

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës”.

Në anën tjetër, në Kosovë gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i punonjësve serbë shëndetësor hyrën në territorin tonë, madje vetëm sot dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë erdhën përmes pikës kufitare në Merdare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat