Xhavit Haliti: Nuk e kam dëgjuar asnjëherë Thaçin që ka thënë se do të japim ndonjë pjesë të territorit - Bota Sot
Xhavit Haliti: Nuk e kam dëgjuar asnjëherë Thaçin që ka thënë se do të japim ndonjë pjesë të territorit

Aktuale

Xhavit Haliti: Nuk e kam dëgjuar asnjëherë Thaçin që ka thënë se do të japim ndonjë pjesë të territorit

Më: 13 maj 2020 Në ora: 21:42
Xhavit Haliti

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk e ka dëgjuar ndoënjherë presidentin Hashim Thaçi se do të japim territor, derisa thekson se kufijtë kurrë nuk do të përfshihen në tryezën e bisedimeve.

“Kufijtë e Kosovës janë të njohura ndërkombëtarisht ato të vitit 74 dhe për të tjerë nuk flas. Asnjëherë as në deklarata nuk ka thënë se do të japim Mitrovicën e Veriut, Zubinon Potokun e të tjera. Bisedimet zhvillohen për t’u marrë vesh. Më mirë është që të diskutohet edhe dy vjet se sa të luftohet edhe vetëm një ditë. Themelet janë të vendosura. Nuk e kam dëgjuar z. Thaçin që ka thënë ndonjëherë se do të japim ndonjë pjesë të territorit. Ai ka takuar një delegacion të Luginës që të punojmë që ato tri komuna t’i bashkohen Kosovës. Nuk besoj se dikush është kundër kësaj”, ka thënë Haliti.

Madje ai ka shtuar se as Thaçi e as Vuçiqi nuk kanë deklaruar ndonjëherë se do të ketë këmbim të territoreve.

“Politikisht, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare çështjet politike dhe strategjike që janë të lidhura me korridorin që vazhdon drejt Athinës janë probleme që mund të diskutojmë. Por, a ka thënë dikush deri sot që Thaqi e Vuçiqi janë pajtuar pët të këmbzer këto territore, jo. Kanë thënë ata që skanë qenë të përfshirë”, ka thënë ai.

Megjithatë ai thotë se ka probleme gjithmonë kur flitet për kufijtë.

“Presidentin nuk e kam dëgjuar duke thënë që të këmbejmë, por kur bisedohet për kufijtë ka probleme. Ne kemi bërë shënjimin e kufijve me Maqedoninë e me Malin e Zi për të cilët na patën qorru me gaz lotsjellës, me gilikaqa, me gurë e me vezë. Jo më larg se dje kam qenë në këmbë kah janë ato 8 hektarë. Problemi ekziston shumë më herët. Në vitin 73 ka pasur një marrëveshgje ndërmjet tre komunave dhe Pejës, dhe nuk është bërë zhurmë e nuk është ratifikuar në asnjë Kuvend”, ka thënë Haliti. “Por, ata janë thirrë në atë marrëveshje. Ky është problemi dhe ato teknika matëse i ka pikët e shënuara, kufiri është i vendosur me ato punktet që janë vendosur atëherë”.

Ai shtoi se para Ramush Haradinajt edhe para të gjithëve e ka ngritur çështjen e ratifikimit me Malin e Zi.

“Ishte një shqetësim i madh veqanërisht i rugovasve që kufiri është ardhur aq poshtë. Të gjithë e dimë se kufiri është në Qakorr e Kullë dhe ka varreza. Por, taksat ata i kanë pagua rnë Rozhajë ose në Bellopolje. Edhe me Serbinë ne kemi me bërë demarkacionin, ne nuk kemi fuqinë me thënë vetëm kështu e nuk bënë ndryshe. Përfundimet e teknicientëve vendosen në tavolinën e politikës”, ka thënë ai.

Fuqia jonë, sipas tij, është se kemi pasur kufijë të përcaktuar si krahinë autonome.

“Në kohën e Titos me përpjekjet që kanë bërë edhe intelektualët e Kosovës është arritur që të kemi një autonomi substanciale. Kufijtë kurrë nuk duhet të vihen në tryezë të bisedimeve. Këmbimet në paqe bëhen metër për metër për ta rregulluar kufirin. Historia e njerëzimit tregon se nuk ka që këmbimi i territoreve është bërë paluftë”, ka thënë Haliti.

Ai ka folur për dialogun dhe për çështjen se kush duhet të udhëheq me të.

“Ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk kisha pretenduar me e ndryshuar. Në kohën kur kemi hyrë në koalicion me AAK-në kemi pasur një pajtueshmëri që presidenti me i udhëheq bisedimet, e meqenëse ka një vendim të kushtetueses nuk di nëse duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Tutje Haliti ka shtuar se do të duhej që të ndërpritet lufta për interesa politike dhe elektroale që ka të bëjë me interesa jetike dhe strategjike të Kosovës.

“Këto janë çështje të cilat armiqtë tanë i kanë analizuar përmes Akademisë së Shkencave. Realisht Jugosllavinë e ka shkatërruar Serbia. Shoqëria Civile në Kosovë ka dëshirë të kritikojë por nuk jep mendim, por mendoj se nuk është aq shumë e profilizuar në këtë fushë”, ka thënë ai.

Haliti gjithashtu ka kritikuar mënyrën se si Qeveria i përgjigjet Kuvendit, me këtë të fundit që nuk ka instrumentë se si të detyrojë ministrat të janë prezentë në sallë kur ata thirren.

“Kur instrumentalizohet parlamenti dhe kur nuk flitet për parlamentin por për kryeministrin, ose kryetarin e partisë. Atëherë në qdo vend kur ka kështu shkon në drejtim të diktaturës. Deputetët kanë mundur ti diskutojnë ministrat. Qeveria bën betimin sot në parlament, pas dy ditësh kryeministri ka të drejtë me shkarkuar ministrin e vet, e të bëjë ministër një tjetër. E asnjërin prej tyre nuk e qet në votim në Kuvend. Ky për mua është një vendim trashanik sepse ministri i ri nuk bën betim para parlamentit. Tek ne nuk është krijuar traditë. Nuk ka instrument Kuvendi me e detyruar ministrin të marrë pjesë. Në të gjitha zgjedhjet ne kemi vonesa në konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë, kjo është humbja më e madhe që po ia bëjmë popullit”, ka thënë Haliti.

Tutje ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të ketë Qeveri të re.

“A ka mundësi të ushtrohet presion në Gjykatën Kushtetuese unë nuk e di, por interesi është që të formohet sa më shpejtë Qeveria nga kushdo”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat