Analisti ​Paçarizi thotë se Kurti është i obsesionuar me Thaçin

Aktuale

Analisti ​Paçarizi thotë se Kurti është i obsesionuar me Thaçin

Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:50
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se rrethanat që kanë përcjellë punën 100-ditore të Qeverisë Kurti nuk kanë qenë normale dhe si e tillë është e vështirë të flitet për suksese apo fajësime.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që Qeveria Kurti gjatë kësaj periudhe është detyruar të merret më tepër me menaxhimin e krizës shëndetësore si pasojë e shpërthimit të COVID-19.

Duke folur rreth raporteve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, Paçarizi tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka një ‘lloj obsesioni ndaj Thaçit’.

“Kurti është i obsesionuar me Thaçin dhe çarja e madhe me LDK-në ndodhi kur Thaçi e provokoi situatën me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat