Haki Abazi thotë se Grenelli nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi

Aktuale

Haki Abazi thotë se Grenelli nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:51
Abazi, Kurti

Zëvendëskryeministri i dytë në detyrë Haki Abazi është shprehur se ambasadori Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi.

“Absolutisht që Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme. Qëndrimet që i ka paraqitur në një intervistë i ka shumë të reduktuara për situatën”.

Abazi ka thënë se ambasadori Grenell në fillim kishte thënë që nëse Kosova e largon tarifën e më pas Serbia ndalon fushatën e egër të çnjohjeve.

“Diku në mes pjesa e ndaljes së çnjohjeve bie. Insistimi i Grenellit edhe nëpërmes cicërimave nënkupton që duhet të bëhet presion mbi të dobëtin. Unë kam jetuar shumë vite në Amerikë dhe e di si ngrihesh në pozita”, ka thënë në Tv Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat