U raportua për thyerje mes Kurtit e Konjufcës, ministri i Jashtëm sqarohet: Jemi më afër e më të fuqishëm se kurrë më parë

Aktuale

U raportua për thyerje mes Kurtit e Konjufcës, ministri i Jashtëm sqarohet: Jemi më afër e më të fuqishëm se kurrë më parë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 01:19
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se raportet e tij me kryeministrin Albin Kurti janë më të mira se kurrë më parë.

Ai gjithashtu ka thënë se është e mundur që Vetëvendosje të arrijë t’i ketë 59 deputetë, kjo për shkak të thyerjes së madhe të demokracisë.

“Është plotësisht e mundshme në kohët kur ndodhin kësi ndryshime dramatike në Kosovë dhe ku shëndeti i demokracisë është para një rrezikimi të madh dhe kur ka thyerje të demokracisë të mëdha mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur edhe për reformat që po synon Besnik Bislimi në doganat e Kosovës.

“Reformat që i po i bën Besnik Bislimi është që të shuhen ato terminale që janë shndërruar në biznese dhe që do të zëvendësohen me njëlloj centralizimi të doganimit. Nuk e di kjo a i prekë persona të caktuar. Më duket se në një rast Mustafa e kishte shpejguar se nuk kishte pronësi, por vetëm se punon, nuk e di me saktësi a e ka mohuar pronësinë apo të aksioneve”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka mohuar se ka përplasje ndërmjet tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Raportet janë më të mira se kurrë. Jemi më afër se kurrë, më të fuqishëm se kurrë më parë. Unë kryeministrin Kurti e takoj mesatarisht katër herë në javë, bisedojmë dhe të gjitha këto që i keni dëgjuar ne media janë spekulime. Dua të sigurojë qytetarët se raportet tona janë të shkëlqyera, nuk kemi kurrfarë kundërthëniesh për mënyrën se si duhet të ecim përpara, për mënyrën se si i konceptojmë problemet e Kosovës. Këto nuk u quaj lajme, këto ishin pyka, do portale shesin pyka dhe mendoj se këto pyka nuk janë pa pare. Propaganda kurrkund në botë nuk është gratis”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat