​Ambasadori italian takohet me Kurtin, kjo është thirrja e tij

Aktuale

​Ambasadori italian takohet me Kurtin, kjo është thirrja e tij

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:55
Kryeministri Kurti, priti në një takim ambsadorin Orlando

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në një takim pune në zyrën e tij Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Sipas komunikatës qeveritare takimi kishte për theks diskutimin mbi pandeminë COVID-19.

Ambasadori Orlando bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e Qeverisë, njëjtë sikurse udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë një punë të mirë në menaxhimin e përhapjes së infektimit. Ai po ashtu e njoftoi Kryeministrin për veprimet që Italia po ndërmerr për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në këtë drejtim.

Në anën tjetër Kryeministri në detyrë Kurti, e njoftoi Ambasadorin Orlando rreth hartimit të një fushate vetëdijësuese për COVID-19.

Informimi rreth përhapjes, formave të parandalimit të përhapjes, dhe pasojave të virusit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm.

Tutje, Kryeministri në detyrë gjithashtu foli edhe për kujdesin që Qeveria ka treguar ndaj shëndetit të ekonomisë, përpos atij publik.

Pas hartimit dhe zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar diskutimin gjithpërfshirës për hartimin e pakos së dytë, atë të rimëkëmbjes se ekonomisë.

“Fakti se kemi bërë menaxhim të mirë deri sot dhe kemi shënuar fitore në beteja nuk duhet të na shpërqëndrojë nga objektivi për të fituar luftën kundër virusit. Vëmendja duhet të vazhdojë të jetë e lartë aq sa edhe përgjegjësia e të gjithëve për aq kohë sa virusi është në mesin tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat