Ahmeti thotë se në Kosovë deri në 50 mijë veta mund të humbin vendin e punës

Aktuale

Ahmeti thotë se në Kosovë deri në 50 mijë veta mund të humbin vendin e punës

Më: 14 maj 2020 Në ora: 21:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që është edhe ekonomist me profesion, ka thënë sonte se Kosova rrezikon të shënojë rënie të ekonomisë 11 %. Kjo sipas tij, do të thotë se do të humbin 30 deri në 50 mijë vende pune.

Ai ka thënë se kjo mund të mos ndodhë, por është skenari i keq i mundshme nga 4.5 % rënie të ekonomisë, që tashmë është thënë nga Banka Botërore.

Edhe ky 11 për qind, tha ai, është një parashikim që e ka parë si të mundshëm edhe Banka Botërore. Ahmeti tha se meqë njerëzit po kursejnë paratë dhe ka mbyllje të lokaleve, atëherë shteti duhet të intervenojë duke dhënë para për ekonominë në mënyrë që ajo të mos ketë rënie.
Kryetari i Prishtinës në Pressing të T7 tha se institucionet dhe partitë politike duhet të fokusohen e bashkohen për një pako të mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat