Bilanci total me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Bilanci total me koronavirus në Kosovë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë deri tani ka shkuar në 945, me 690 persona të shëruar dhe 29 viktima.

Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të kthehet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste  sesa të shëruar.

Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Ndërsa nevojitet vlerësimi epidemiologjik dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kaluar në fazën e dytë, e cila para konfirmimit të rasteve të fundit është parashikuar të ndodhë me 18 maj.

Në Kosovë deri tani janë 226 raste aktive.

Ferizaji, që ishte një ndër komunat me më së shumti raste, tani nga 109 raste  të konfirmuara, ka 93 të shëruar, dhe 14 aktiv. Ndërsa komunat tjera gjithashtu kanë parë rritje të të shëruarve.

Në nivel global, deri tani janë konfirmuar rreth 4, 471,968 raste, janë shënuar rreth 298 mijë viktima dhe mbi 1 milion të  shëruar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat