Albin Kurti paguan rrymën, jep një informacion për qytetarët

Aktuale

Albin Kurti paguan rrymën, jep një informacion për qytetarët

Nga: H.O. Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:09
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në postë për të paguar faturat duke ua demonstruar qytetarëve se si mund të paguajnë energjinë elekrtike, ujin, bërllogin dhe tatimin në pronë.

Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar se e ka bërë pagesën në postë afër lagjes ku ai banon.

Postimi i Albin Kurtit në Instagram:

Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat