Vdekja e Agon Musliut: Vjen reagimi i Arben Vitisë pas akuzave të Hashim Thaçit

Aktuale

Vdekja e Agon Musliut: Vjen reagimi i Arben Vitisë pas akuzave të Hashim Thaçit

Më: 15 maj 2020 Në ora: 18:31
Arben Vitia

Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duhet të sqarohen për rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu në karantinë te Qendra e Studentëve.

Por, Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se me këtë çështje janë duke u marrë organet kompetente.

“Ashtu siç kemi deklaruar më herët kjo çështje tashmë është në hetuesi dhe do t’ia lëmë organeve kompetente që të merren me këtë rast”.

“Çdo prononcim paraprak mendoj se do të dëmtonte procesin. Nga Komisioni për Shëndetësi janë kërkuar shumë dokumente që ne i kemi prezantuar dhe çdo gjë të gjeturat t’ua lëmë organeve kompetente, derisa ne si Ministri e Shëndetësisë do të jemi të hapur dhe do ta bëjmë maksimumin që të ndihmojnë në këtë proces”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat