Edhe një person e konfirmon një fakt tronditës për Milaim Zekën

Aktuale

Edhe një person e konfirmon një fakt tronditës për Milaim Zekën

Nga: Bota sot Më: 15 maj 2020 Në ora: 21:14
Milaim Zeka

Opinionisti Bardh Nëngurra, ka konfirmuar atë që ditë më parë e ka deklaruar botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj për gazetarin dhe ish-deputetin Milaim Zeka.

Mazrekaj kishte akuzuar Zekën për bashkëpunim me Serbinë, duke thënë se edhe gruaja e tij e dikurshme, kishte punuar Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë (JAT-i).

Në një koment në Facebook, Nëngurra ka konfirmuar se gruaja e Zekës ka punuar në JAT, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se këtë e kishte vërtetuar në vitin 1996-97), kur gruas së tij i ishte dashur të nxirrte një biletë udhëtimi për në Kosovë, pasi kishte një rast vdekjeje në familje.

Zeka i kishte premtuar Nëngurrës se do t’ia siguronte biletën dhe këtë edhe e kishte bërë. Por, ky i fundit me të parë biletën e JAT-it serb, ia kishte kthyer Milaim Zekës.

“Kjo për punën e ish gruas së Milaimit në JAT është e vërtetë. Nuk më kujtohet a ishte viti 1996 apo 1997 (mund ta gjej vitin se kam referencë për këtë) në dasmën e z. Besim Riza Rexhaj në Stockholm ku unë isha i ftuar pasi me z. Riza jemi bashkëfshatar, Milaim Zeka më premtoj se do t’ia gjejë një biletë aeroplani gruas time për të udhëtuar në Kosovë pasi asaj ato ditë i kishte vdekur nëna dhe nga Norvegjia nuk kishte linja udhëtimi për në Kosovë, andaj gruaja ime nuk mundi të shkonte për varrim të nënës. Milaimi tri ditë pas dasmës që u takuam në adresën time të shtëpisë në SPRINTVEIEN 34 në Sandefjord të Norvegjisë dërgoi një biletë. Kur hapa zarfin, pashë se ishte biletë e JAT-tit serb. Ja ktheva atë zarf me biletën po atë ditë dhe i thashë se këtë do e bëj publike gjithmonë, por me vdek krejt farefisi im, gruaja ime dhe asnjë anëtar i familjes time nuk udhëton me JAT”, ka shkruar Bardh Nëngurra.

Botuesi i gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka zbuluar së fundmi se Zeka ishte pjesë e gazetës, derisa e kishin zbuluar lidhjen e tij me Serbinë.

“Në ditët e para të fillimit të punës së gazetës “Bota sot”, me ndërmjetësimin e ish drejtorit të RTK-së, A.M. e patëm marrë në punë, si korrespodent, Milaim Zekën. Milaimi na pati premtuar se do të na sillte materiale për publikim, të cilat lidheshin me masakrat e kriminelit serb, Arkanit. Për çudi, ato materiale nuk i pamë asnjëherë. Por, ajo që pamë ishte edhe më e rëndë. Milaimi vizitonte shpesh Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë apo JAT-in, që shfrytëzohej si Ambasadë e Serbisë në Suedi”, ka thënë Mazrekaj./BS

Image
Komenti i Nëngurrës në Facebook.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat