Haki Abazi reagon ashpër për shembjen e Teatrit në Shqipëri: Ligështia nuk ka brinjë

Aktuale

Haki Abazi reagon ashpër për shembjen e Teatrit në Shqipëri: Ligështia nuk ka brinjë

Nga: M.H Më: 17 maj 2020 Në ora: 09:55
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi përmes një postimi në Facebok ka reaguar në lidhje me shembjen e teatrit kombëtar në Shqipëri.

Abazi shkroi që në një vend ku rrëzohet teatri kombëtar sepse politika është e lidhur me oligarkinë atëhere regresi është i garantuar.

Nuk ka demokraci pa demosin, ka vetëm diktaturë, përfundon Abazi, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë

Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve- 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen.

...edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë!

Në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, perveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike.

Mos pyetni pse tkurremi vazhdimisht dhe pse jemi mbrapa të gjithëve në procese, nëse vazhdimisht rrënojmë e prejmë degën e radhës ku qëndrojmë vet.

Nuk ka demokraci pa demosin, ka vetëm diktaturë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat