Me rastin e 17 Majit, Ditës ndërkombëtare kundër Homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sonte me dritat e flamurit të komunitetit LGBTQ.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre ‘për shkak të asaj që janë’.
“Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e ylberit. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre për shkak të asaj që janë”, shkruan Kurti në Twitter.