LDK e mbanë të fshehtë marrëveshjen me Listën Serbe

Aktuale

LDK e mbanë të fshehtë marrëveshjen me Listën Serbe

Më: 18 maj 2020 Në ora: 19:51
LDK

Sekrete vazhdon të mbetet marrëveshja e koalicionit të LDK-së me Listën Serbe.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që hodhi nënshkrimin në këtë marrëveshje, tri javë më parë kishte premtuar publikimin e saj.

Por përmbajtja e saj ka mbetur enigmë, përveç dy posteve ministrore që Lista Serbe do t’i ketë në ekzekutiv.

Edhe në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes më 29 prill, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, kishte premtuar publikimin e saj, por kjo nuk ka ndodhur.

Televizioni ka provuar të marrë qëndrim për këtë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, nga sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, si dhe nga zëdhënësi Besian Mustafa, por asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar.

LDK-ja, që synon ta udhëheqë Qeverinë, marrëveshje për bashkëqeverisje ka arritur edhe me AAK-në, Nismën dhe minoritetet joserbe.

Por ky koalicion është në pritje të vendimit të Kushtetueses, pas dekreti i presidentit u dërgua atje për vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat