Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur

Aktuale

Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur

Më: 18 maj 2020 Në ora: 22:11
Mihall Martin

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, u bë shqiptari i parë në Kosovë i cili u infektua nga koronavirusi.

Për gjendjen e tij shëndetësore nëpër të cilën kaloi, Mihall Martini zbuloi shumë detaje.

Ai u hospitalizua për 14 ditë fillimisht ku më pas edhe rezultoi pozitiv me Covid-19.

”Më thanë ky virusi, edhe unë s’mund lëvizsha atë natë flejta me tesha veshë”.

”Me mundime isha vet në dhomë. Ma ligësht, ma mundim se di më. Sa që s’mundsha në këmbë me qëndru – as ulë, se të rrija ulë më ish dokë si me ma dhanë Prishtinën”.

Por Martini lutet që një sëmundje të tillë të mos e përjetojë askush.

”Aso ligështie, aso kiameti – As vet s’di cka me thanë. Zot mos ja ço as arushes as thiut të egër këtë sëmundje çka ish”, thotë ai.

”Temperaturë kisha nganjëherë. Dy – tre ditë kam qenë i vdekur. Nuk e di çka me tregu për këtë kiamet”.

”Gruaja më ndihmonte me dalë në banjo. S’mund kam ngrënë bukë”.

Duke qenë se e përballoi këtë sëmundje, ai pati fjalë të mira edhe për stafin e Klinikës Infektive.

”Për spital kushte ma të mira, ma interesim më nuk e di. Për veti më pat shku mendja, pata thënë me më ra ndonjë sëmundje e rëndë s’di qysh kisha përballu”.

Mihall Martini erdhi nga Italia tek familja e tij në Stubëll të Epërme ndërsa për gjendjen shëndetësore të tij foli edhe bashkëshortja e tij.

Ajo tha se po të mos ishin në Kosovë, bashkëshorti i saj Martini sot s’do ishte gjallë.

”Doktorët shumë mirë e kanë këqyrë. Më lanë dy javë me ndejt me të. Me pas qenë në Itali s’më kishin leju me qëndru me të. Me pas kanë në Itali, më kish vdekë burri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat