Tomë Gashi tallet me Milaim Zekën, publikon një video që ia zbulon rrenat “znaqkës”

Aktuale

Tomë Gashi tallet me Milaim Zekën, publikon një video që ia zbulon rrenat “znaqkës”

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2020 Në ora: 16:58
Milaim Zeka dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, gjatë ditës së sotme është tallur me Milaim Zekën, ku i referohet me emrin e ri “Znaqk”.

Dihet mirë se ishte i pari ish-shefi i SHIK-ut dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që i është referuar me këtë emër Zekës.

E sot, avokati Gashi, ka publikuar një video ku duket qartë se Milaim Zeka nuk i mban premtimet e tij.

“ZNAQKA GJITHEMONE E MBAN PREMTIMIN!

(Pak humor ne kohe pandemie)”, kështu shkruan në mbishkrimin e tij Gashi ku edhe publikoi videon e Milaim Zekës.

Në këtë video, Zeka pyetet se a të ka rrahur dikush?

“Mua më kanë rrahur në jetën time veç në burg në vitin 1981. Jam i betuar që ai njeri që më bien shpullë e unë mbes gjallë pa të drejtë, që nuk i hyj në hak, nuk jetoj 24 orë”, thotë Zeka.

E në këtë video, shihet edhe boksi që ia ka dhënë Frashër Krasniqi Milaim Zekës në një studio televizive.

Mirëpo, Zeka për atë boks që e ka “hangar” kurrë nuk ka reaguar ndaj Frashërit, madje ka thënë disa herë se “mua nuk më ka ra Frashëri por Albin Kurti”.

Me këtë Zeka është munduar të ia gjuan fajin Albin Kurtit edhe pse ai nuk ishte në atë debat televiziv.

Gënjeshtrat e Zekës po i demanton me fakte edhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Si duket fundi politik i Milaim Zekës është më afër ngase mendohet, pasi intrigat e tij më nuk po pinë ujë askund.

Ndoshta është mësuar me këtë lojë, por që më në fund dallaveret dhe gënjeshtrat e tij po dalin në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat