Mikrobiologu Raka për hapjen e xhamive: Çfarëdo grumbullimi është kërcënim për shëndetin publik

Aktuale

Mikrobiologu Raka për hapjen e xhamive: Çfarëdo grumbullimi është kërcënim për shëndetin publik

Më: 19 maj 2020 Në ora: 18:24
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, ka apeluar që qytetarët t’ju përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Ai ka dhënë detaje për takimin që patën me Myftiun Naim Tërnava, ku tha se qëllimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.

”Unë kuptoj plotësisht shqetësimin e besimtarëve, të atij i cili po mban Ramazan dhe i cili një nga festat kryesore e ka Bajramin”.

”Qysh nga mesi i prillit e kam shkruajt, e edhe më herët e kam thënë se: çfarëdo grumbullimi i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë”.

”Kjo vlen edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe për testimet e demonstratave në shesh, edhe për besimtarët në Kosovë”.

Raka në Info Magazine tregoi pse falja e namazit të Bajramit si më parë, apo hapja e xhamive në Kosovë do të përbënte rrezik në këtë kohë pandemie.

”Janë me qindra e mijëra besimtarë, nga to në mesin e tyre janë mbi 65 vjeç, në moshë pensionimi e që mund të kenë probleme kronike shëndetësore, e të cilat janë kërcënim serioz për virusin e ri”.

”E tash vendimi, propozimi apo sugjerimi ynë për me shmangë faljen në xhamia, është shumë i randë. Por edhe në kohë pandemie, princërit kanë marrë vendime shumë të vështira”.

”Por duke marrë parasysh shëndetin e besimtarit, ai pastron duart vazhdimisht, por ai mund ta bartë në shtëpi dhe familjari apo kushdo që ka kontakt me të mund ta përballojë shumë më rëndë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat