Deputetja e AAK-së: 1 mijë testet e Serbisë për coronavirus ende nuk janë përdorur

Aktuale

Deputetja e AAK-së: 1 mijë testet e Serbisë për coronavirus ende nuk janë përdorur

Më: 19 maj 2020 Në ora: 20:35
Foto Ilustrim

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Albena Reshitaj pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se 1 mijë testet ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur.

Ajo më tej thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm merren të dhënat statistikore dhe se testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.

Postimi:

Me qëllim të informimit nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket situatës me Covid-19 si dhe menagjimit të saj , sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale patëm të ftuar Drejtorin e IKShK-së z.Naser Ramadanin, dhe Drejtorin e SHSKUK-së z.Basri Sejdiu.

Nga takimi morëm informata që: Një mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur; Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore; Testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.

Nga drejtori Ramadani morëm informata që Instituti i IKSHK-së nuk ka pasë shumë përkrahje institucionale në të kaluarën, duke pas parasysh edhe mungesën e ligjeve të mirëfillta.

Sipas Institutit, bazuar në numrin e vogël të testimeve në vendin tonë, lëvizjet në grupe të mëdha pas masave të lehtësimit, tubimet në sheshe, janë të ndalueshme dhe tē rrezikshme!

Shqetësim i disa antarëve të komisionit ishte që ende nuk kemi përgjigje se kujt i raportojnë ekipet mjekësore që veprojnë në Aeroport!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat