Pacolli tregon se ka shpëtuar Shqipe Hebibin dhe dy shqiptare tjera nga rrëmbimi i Talibanëve në Afganistan

Aktuale

Pacolli tregon se ka shpëtuar Shqipe Hebibin dhe dy shqiptare tjera nga rrëmbimi i Talibanëve në Afganistan

Nga: M.H Më: 20 maj 2020 Në ora: 08:41
Behgjet Pacolli

Kryetari AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se ka liruar Shqipe Hebibin dhe dy shqiptare tjera, të cilat ishin rrëmbyer nga Talibanët në Afganistan.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka në tetor të vitit 2004 kishte shkuar në Afganistan për të kryer një mision humanitar.

“Viti 2004, në javën e fundit të tetorit dhe dy javët e para të nëntorit 2004, unë isha në një mision humanitar në Afganistan për të liruar Shqipe Hebibin, shqiptare dhe dy kolegët e saj, të cilët ishin rrëmbyer nga Talibanët. Pas 23 ditësh, kam arritur t’i liroj. Sa e vlerësuan këtë, sa i vështirë ishte ky mision dhe si ndodhi, tani është sekondare, më e rëndësishme, për mua ishte ndjenja ime e mirë!”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat