Kërcënimi ndaj Kurtit, Policia dhe Prokuroria Speciale nisin hetimet

Aktuale

Kërcënimi ndaj Kurtit, Policia dhe Prokuroria Speciale nisin hetimet

Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:07
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të premten përmes rrjetit social Facebook është kërcënuar me jetë.

Lidhur me këtë rast, zyra e informimit për media nga Policia e Kosovës në një përgjigje dërguar medias, njofton se janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve.

Sipas tyre, të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të hënën ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup i ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, dhe se ata që janë të frikësuar po duan ta frikësojnë këtë Gjykatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat