​Tahiri: Vetingu largon nga sistemi njerëz që kanë të kaluar kriminale

Aktuale

​Tahiri: Vetingu largon nga sistemi njerëz që kanë të kaluar kriminale

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:29
Abelard Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka folur rreth rënies së Qeverisë Kurti, 100-ditëshit të kësaj qeverie dhe vetingut.

Deputeti i PDK-së tha se ishte vetë marrëveshja mes koalicionit qeverisës Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e ka përcaktuar fatin për rrëzimin e qeverisë pa i bërë as dy muaj.

Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti për 100 ditë punë s’ka pasur asnjë sukses, por vetëm sa e ka rikapur shtetin dhe ndërmarrjet publike.

“Kjo qeveri nuk erdhi për të qeverisur, por që të përmbushë egot e njerëzve të fortë të këtyre partive”, ka thënë Tahiri.

Duke folur rreth procesit të vetingut, ish-ministri i Drejtësisë tha se vetingu largon nga sistemi njerëz që kanë të kaluar kriminale ose lidhje familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat