Deputeti i PDK-së: Brenda një viti do të kemi zgjedhje, Vetëvendosje do të ketë rënie

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Brenda një viti do të kemi zgjedhje, Vetëvendosje do të ketë rënie

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:01
Abelard Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili pati thënë se të gjitha partitë janë bashkë kundër Vetëvendosjes dhe se kanë frikë nga zgjedhjet.

Sipas Tahirit zgjedhjet do të mbahen brenda një viti dhe se deklarata e dhënë nga Kurti do të demantohet.

“Brenda një viti do të ketë zgjedhje, ndoshta nuk do të shkojë as një vit. Pas përfundimit të pandemisë dhe do ta shohim, edhe kjo deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do të demantohet”, u shpreh Tahiri në Debat Plus.

“E shohë një panik të Kurti, LVV do të filloi të ketë rënie në zgjedhjet e reja”, shtoi ai.

Tahiri tha se LVV më nuk ka asnjë mundësi që të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat