Nagavci: Albulena është një grua e forte, nuk e ndalin shpifjet e sulmet e pabaza

Aktuale

Nagavci: Albulena është një grua e forte, nuk e ndalin shpifjet e sulmet e pabaza

Nga: A. J Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:51
Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook i ka jep përkrahje bashkë partiakes se saj Ministres Albulena Haxhiu duke e quajtur edhe si deputete më aktive.

Nagavci ka thënë se, pas njëqind dite të punës së Qeverisë Kurti, jam e lumtur për punën e saj si ministre, për nismat që ka marrë:

- Grupi i vettingut në sistemin e drejtësisë,

- Koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë e pajustifikueshme,

- Ekipi punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë,

Postimi i plotë:

E vizitova për ta uruar Albulena Haxhiun menjëherë pas marrjes së përgjegjësive si ministre e drejtësisë. Isha e bindur që punën do ta bënte me përkushtim ngase ka qenë ndër deputetet më aktive për 10 vite, aktiviste e palodhur, konsistente dhe e guximshme.

Sot, pas njëqind dite të punës së Qeverisë Kurti, jam e lumtur për punën e saj si ministre, për nismat që ka marrë:

- Grupi i vettingut në sistemin e drejtësisë,

- Koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë e pajustifikueshme,

- Ekipi punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë,

- Ndarja e buxhetit për strehimoret që ofrojnë shërbime strehimi për mbrojte nga dhuna në familje dhe karantim i veçantë në QS.

Jo të gjithë u gëzohen këtyre nismave, disa madje edhe u frikësohen, andaj ka dhe sulme. Por, Albulena është një grua e forte, nuk e ndalin shpifjet e sulmet e pabaza.

Ministrja e Drejtësise, Znj. Albulena Haxhiu do të vazhdoi punën e saj për shtetin e së drejtës. Do të vazhdojmë bashkë, të gjithë ne që as nuk ndalemi e as nuk sprapsemi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat