LDK-ja “akuzon” VV-në se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

LDK-ja “akuzon” VV-në se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:51
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban një takim me deputetë, ku i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka paraqitur programin qeverisës.

E Arban Abrashi, deputet nga kjo parti, foli për media edhe Gjykatën Kushtetuese dhe qasjen ndaj vendimit të saj, që është vendimtar për krijimin ose jo të qeverisë së re.

Abrashi ka akuzuar në një formë VV-në, duke mos e përmendur emrin e partisë, se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se ka pasur deklarime që nuk do ta pranojnë vendimin.

“Me rëndësi që të gjitha subjektet t’i repsektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kemi pa disa zëra të disa subjekteve që nuk do ta respektojnë, ose nuk kanë thënë me gojën plotë se do ta respektojnë vendimin. Si LDK do ta respektojmë vendimin dhe ju bëjë thirrje të gjitha partive ta respeketojnë. Nëse një subjekt politik nuk i respekton këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese, duhet të shiqohet edhe roli i tij në politikbërje”, ka thënë Abrashi.

Sidoqoftë, nga VV-ja ka pasur deklarata kontradiktore lidhur me këtë temë nga zyrtarë të lartë të partisë. Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se “nuk mund të përgjigjet me PO ose JO”, nëse do ta respektojnë vendimin, ndërkohë që Arbërie Nagavci më pas ka thënë se ai vendim do të respektohet.

Gjykata Kushtetuese, në anën tjetër, ka kërkuar nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti që të mos komentojnë procesin teksa janë në përpilim të vendimit, duke i quajtur polemikat e tyre si presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat