Skenarët e mundshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Skenarët e mundshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:02
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese mund të caktoj afat 15 ditor për paraqitjen e emrit të mandatarit tek Presidenti.

Gjykata Kushtetuese është shndërruar në institucionin më të përfolur këto ditë.

Krejt kjo, pasi që instanca më e lart e drejtësisë në vend është duke shqyrtuar kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit, për dhënien e mandatit partisë së dytë.

Kjo është edhe arsyeja pse Gjykata Kushtetuese pezulloj dekretin e presidentit deri me 29 maj.

E kur ky afat po ofrohet, duket se edhe vendimi i gjykatës po shkon drejt konkretizimit.

Ndërsa një nga skenarët e mundshëm  të këtij vendimi është edhe përcaktimi i afatit brenda të cilit një parti duhet të dorëzoj emrin e mandatarit.

Një gjë të tillë ia kanë thënë televizionit edhe burime brenda institucioneve shtetërore.

Se mund të jetë ky opsion e thonë edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Betim Musliu thotë që nëse Gjykata merre këtë vendim i bie që presidenti Thaçi e ka shkelur kushtetutën.

Por, edhe nëse merret një vendim i tillë me të nuk do të pajtohet  Lëvizja Vetëvendosje.

Adnan Rrustemi kësisoj bën me dije që Vetëvendosje nuk do e pranojë një vendim të tillë.

Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçit për mandatarin me 30 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat