Thaçi flet për marrëveshjen sekrete të cilën e përmendi Kurti

Aktuale

Thaçi flet për marrëveshjen sekrete të cilën e përmendi Kurti

Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:20
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka komentuar ‘marrëveshjen sekrete’ në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se ekziston.

Thaci tha se fjalët e Kurtit lidhur me të një marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë janë lalfe të çarshisë, sepse diçka e tillë nuk ekziston.

“Pretendimet e Kurtit të një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë janë llafe të carshisë. S’ka takim sekret as marrëveshje. Gjithcka që është zhvilluar në Uashington, është treguar një vullnet për të vazdhuar dialogun”, është shprehur Thaci.

Tutje, Thaci akuzoi Kurtin se ia ka dorëzuar veriun Serbisë.

“Kryeministri Kurti ia ka dorëzuar Serbisë veriu dhe mundësinë që të shtrihet aty”, ka thënë Presidenti Thaci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat